Mitrovica Forum

Forumi I mitrovicasve
 
ForumPortaliRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 --Fjalor Interneti --

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Bujarmehmeti
Admin


Numri i postimeve : 325
Age : 25
Location : Mitrovica
Registration date : 26/06/2008

MesazhTitulli: --Fjalor Interneti --   Tue Aug 05, 2008 7:05 am

Fjalor Interneti

--------------------------------------------------------------------------------

A

Account Regjistrim, e mbajtur mbi rrjete lokale dhe me sisteme operative shumeperdoruesish, e cdokujt perdoruesi i autorizuar nga administratori i sistemit. Ky veprim ka qellime identifikuese dhe sigurimi. Permban nje emer perdoruesi dhe nje password (shih).

Agent Program qe ka per detyre te kerkoje informacione mbi nje teme te specifikuar nga perdoruesi. Perdoret edhe per te treguar nje program ne gjendje t?i beje te ditur perdoruesit qe nje proces ka perfunduar ose qe nje ngjarje e parashikuar ka ndodhur.

Akamai Shoqeri e krijuar nga nje kerkues i MIT, me qellimin te permiresoje sherbimet (shpejtesi, eficence etj) te Internetit. Mund te arrihet ne adresen url: http://www.akamai.com/company/origins.html. Kuptimi i vertete nga gjuha Hawaiane: (i mencur, i zgjuar).

Applet Kod i shkurter programimi. Perdoret vecanerisht ne referim te aplikimeve te gjuhes Java (shih) sipas normave te thirrura nga nje nje faqe HTML.

Arpanet Rrjet i realizuar me 1969 nga Ministria e Mbrojtjes se SHBA nepermjet Advanced Research Projects Agency (ARPA). Mbi te eshte eksperimentuar dhe ndertuar Interneti.



B

Backbone Rrjet lidhjeje me shpejtesi te larte ndermjet qendrave te komutimit (shih), Kuptimi fjale per fjale (shtylla kurrizore).

Band Game e vazhdueshme frekuencash e perdorur per nje qellim te vecante, per shembull transmetime te dhenash.

Bandwidth (gjeresi bande) Matje e kapacitetit te komunikimit ose shpejtesise se transmetimit te nje qarku a nje kanali. Matet ne bps (bit per sekond) nese qarku eshte dixhital dhe ne Hz (cikle ne sekond) nese eshte analogjik.

BBS Akronim i Bulletin Board System, buletin elektronik ne te cilin perdoruesit mund te lene mesazhet e tyre. Shume BBS kerkejne regjistrimin e perdoruesit.

Bit Shkurtim i b(inary) (dig)it. Njesia minimale e informacionit qe perdoret nga kalkulatoret. Ne forme binare, bit-i mund te jete 1 ose 0 ose nje kusht logjik i vertete ose i rreme. Nje grup prej 8 bit perben nje byte (shih).

Bombim Nderprerja drastike e proceseve funksionale te nje kompiuteri; shpesh per shkak te nje perdorimi te gabuar te hapsirave te memories.

Boot Ndezja e kompiuterit ose e startup.

BPS Akronim i "Bit Per Sekond". Bit ne sekonde, permasa e shpejtesise se nje modem-i.

Browser Software qe i lejon perdoruesit te vizualizoje dokumenta HTML te nxjera nga World Wide Web, nga nje rrjet tjeter ose nga vet kompiuteri i tij. Pjesa me e madhe e browser-ave jane edhe ne gjendje te hapin file audio dhe video. Kuptimi fjale per fjale do te thote (shfletues).

Byte Shkurtim i binary term. Njesi informacioni e perbere nga nje sekuence prej 8 bit. Sasia e memories dhe aftesite e memorizimit te nje kompiuteri jane pergjithesisht te shprehura si shumfish te byte: kilobyte (1024 byte ose 1 KB), megabyte (1.048.576 byte ose 1 MB) apo gigabyte (1.073.741.824 byte ose 1 GB). Ekzistojne edhe sisteme ne te cilet byte-i eshte i perbere nga me pak ose me shume se 8 bit. Mos ngaterroni shkurtimin e byte, B e madhe, me ate te bit, b e vogel.



C

Cache Pjese e memories se kompiuterit, ne te cilen ruhen perkohesisht disa te dhena.

Carrier Furnizues sherbimesh telekomunikacioni i cili posedon centrale komutimi (shih) ne rrjet.

CERN Laborator europian i fizikes berthamore ne te cilin u zhvillua konferenca e pare mbi World Wide Web. Konsiderohet vendi i lindjes se teknologjise WWW. Kerkimet mbi teknologjine WWW dhe percaktimi te standarteve relative i jane besuar tani World Wide Web Consortium-it (W3C http://www.w3.org).

Chat Bashkebisedim ne kohe reale midis shume personave nepermjet kompiuterit.

Cyberspace Term i shpikur nga shkrimtari amerikan William Gibson, qe tregon ambientet e reja virtuale te krijuara nga interaksioneve inovative sociale qe ndodhin nepermjet komunikimit informatik.

Client Ne nje rrjet lokal ose ne Internet, kalkulator qe hyn ne burime te rrjetit te bashkendara apo te furnizuara nga nje kalkulator tjeter i quajtur server (shih).

Cookie Bllok te dhenash (ne format teksti) i memorizuar nga nje server ne Web mbi nje sistem klient. Perdoren per te identifikuar perdoruesit, per te udhezuar serverin te dergoje nje version te personalizuar te faqes Web qe kerkohet, per te derguar te dhena te account-it te perdoruesit dhe per qellime te tjera administrative.

Cracker Person qe kalon permasat e sigurimit te nje sistemi informatik dhe arrin hyrjen e pa autorizuar. Pergjithesisht me qellimin te hyje ne sistem dhe ta demtoje ate.

Cracking Veprim kopjimi ilegal i software tregetar, duke dhunuar dhe thyer celsat e mbrojtjes dhe regjistrimit te perdorura.

Crash Nderprerja e nje programi ose demtimi i nje njesie te diskut. Nje crash programi shkakton humbjen e te gjitha te dhenave te pa ruajtura dhe mund ta leje sistemin operativ aq te paqendrueshem sa mund te kete nevoje per nje rindezje te kalkulatorit.



D

Database Eshte nje bashkesi te dhenash. Permban kerkimin, renditjen, rikombinimin, (shikimet) e shumfishta apo livelet e abstragimit te te dhenave qe ndodhen poshte. Perkthimi fjale per fjale eshte banka e te dhenave.

Decompression Metode kodifikim/dekodifikim i sinjaleve qe lejon te transmetoje (ose arkivoje) me shume informacione se ato qe ndryshe do te gjenin hapsire fizike ne memorie.

Dedicated Dispozitiv, program ose procedure te rezervuara per nje detyre apo nje funksion unik. Per shembull quhet (Linje e dedikuar) nje linje komunikimi private e marre me qira nga nje shoqeri telekomunikacionesh.

Demo Version me permbajtje funksionalisht te kufizuar i nje software-i qe shperndahet falas per qellime demostrative dhe reklamuese. Shkurtim i (demo(nstration)), demostrim.

Desktop Zona e ekranit ne te cilen shfaqen te gjitha dritaret e aplikimeve. Kuptimi fjale per fjale (tryeze).

Dial-Up Lidhje me nje rrjet PC e kryer nepermjet thirrjes telefonike.

Digital firm Rezultat i procedures informatike e bazuar mbi nje sistem celsash asimetrik cift, nje publike dhe nje private, qe i lejon nenshkruesit, nepermjet celesit privat, dhe marresit, nepermjet celesit publik, te shfaqin dhe te verifikojne prejardhjen dhe integritetin e nje dokumenti informatik apo nje bashkesie dokumentash informatik.

DNS Akronim i Domain Name System, sistem emertimi i domain-it. Nje PC i dedikuar me nje database kryen konvertimin e emrit te host-it (shih) ne nje adrese IP (shih).

Domain Eshte pjesa e fundit e nje adrese Interneti, si (.com), (.it), (.fr), (.de) etj. Ne gjeografine e rrjetit, domaini kufizon dhe identifikon nje pjese te rrjetit. Identifikuesi i nje host-i ripermbledh hierarki te ndryshme domainesh dhe nendomainesh.

Download Veprimi i transferimit dhe kopjimit te file-ve me natyre te ndryshme nga nje kompiuter tjeter ne PC personal. (Shkarkim)

Driver Software ose seri udhezimesh qe i lejojne kompiuterit te komunikoje me nje dispozitiv tjeter.





E

E-mail Electronic mail ose poste elektronike. Metode komunikimi e bazuar mbi kompiutera te lidhur ne rrjet, ne te cilin nje a me shume perdorues dergojne/marrin mesazhe elektronike duke perdorur nje program drejtimi te postes elektronike.

Extranet Rrjete me teknologji Internet qellimi i te cilave eshte te lidhin ndermjet tyre ne menyre te mbrojtur rrjete lokale gjeografikisht te largeta.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://mhg-crew.at.ua/
Bujarmehmeti
Admin


Numri i postimeve : 325
Age : 25
Location : Mitrovica
Registration date : 26/06/2008

MesazhTitulli: Re: --Fjalor Interneti --   Tue Aug 05, 2008 7:05 am

F

FAQ Akronim i Frequently Asked Question, pyetje te kerkuara shpesh.

Firewall Nje dispozitiv hardware dhe/ose software qe per motive sigurimi vendoset ndermjet nje rrjeti lokal dhe pjeses se jashtme, duke kryer funksionin e filtrit mbi paketat e te dhenave ne hyrje dhe ne dalje.

Freeware Program per kompiuter i furnizuar falas dhe shpesh i vene ne dispozicion ne Internet ose nepermjet grupesh perdoruesish. Zhvilluesit e nje software te tille shpesh mbajne ta gjitha te drejtat dhe perdoruesit nuk jane doemosdoshmerisht te lire te kopjojne apo shperndajne me tej programe te tilla.

FTP Akronim i File Transfer Protocol, protokoll (shih) per trasferimin e file-ve.



G

Gateway Konvertues protokolli. Nje nyje specifike e aplikimit qe lidh ndermjet tyre rrjete me karakteristika te ndryshme. Konverton kodet e te dhenave dhe protokollet e transmetimit per te garantuar nderoperimin.

GIF Akronim i Graphics Interchange Format. Format standart per file-at grafike ne WWW. Shume i perhapur sepse perdor nje metode kompresimi te integruar qe zvogelon permasat e file-it.

GUI Akronim i Graphical User Interface, interface grafike.



H

Hacker Person hollesisht i afte ne analizen dhe perdorimin e sistemeve te kalkulatoreve. Shpesh e perdorur ne sens negativ per te identifikuar ata qe fale aftesive te tyre, hyjne ilegalisht ne sistemet e kalkulatoreve. Term amerikan i perkthyeshem ne shqip (ai qe i fut duart gjithkund). Shih edhe "cracker".

Hacker Crackdown Operacion policor i kryer ne 1990 ne SH.B.A. kunder hacker-ave informatik. E para ne llojin e saj dhe me e zgjeruara e me e organizuara nga cdo perpjekje e meparshme.

Home Page Faqja kryesore e nje adrese interneti, nga e cila mund te niset navigimi.

Host Kompiuter, i lidhur ne rrejt me kompiutera te tjere, qe zoteron informacione ose sherbime.

HTML Akronim i Hyper Text Markup Language. Gjuhe "e kodifikuar" per formatimin e faqeve web dhe distribuimin e informacioneve relative. Gjuha html kundrashenon tekstin dhe grafiken ne nje dokument, ne menyre qe te udhezoje si browserat duhet te vizualizojne elementet e mesiperm qe tu pergjigjen veprimeve te perdoruesit. Kuptimi fjale per fjale: (Gjuhe markimi hiperteksti)

HTTP Akronim i HyperText Transfer Protocol, protokoll (shih) per transferimin e te dhenave ne formatin hipertekstual.

Hypertext Pershkruan nje tip eksplorimi interaktiv ne linje. Lidhjet e mbyllura ne fjale apo ne fjalite i lejojne perdoruesit te selektoje tekstin (duke bere klik me mouse) dhe te vizualizoje menjehere informacionet dhe materialin e lidhur me te.



I

IMAP4 Versioni i katert i protokollit IMAP. Akronim i Internet Message Access Protocol. Protokoll ne gjendje t?i drejtoje mesazhet direkt ne serverin e postes. Ne kete menyre eshte e mundur t?i hedhesh te gjithe mesazhet ne server dhe te shkarkosh vetem titullin e tyre. Protokoll tejet i perdorshem nese ke mesazhe qe permbajne attachment me permasa te larta dhe ne rastin kur do t?i ndashe mesazhet mes shume perdoruesish ose thjesht mund te hysh ne kutine e postes tende nga kompiuter te ndryshem.

Internet year Njesi matjeje kohore qe i korespondon 7 vjet ne boten fizike.

Intranet Rrjet lokal qe ?edhe pse nuk eshte e perdorshme nga jashte? perdor teknologji Interneti.

IP (adrese) Numer binar me 32 bit (4 byte) qe identifikon ne menyre univoke nje kalkulator host (shih) i lidhur me Internet dhe me kalkulatore te tjere, me qellimin te arrije komunikimin nepermjet transferimit te paketave. Nja adrese IP paraqitet ne kete forme: 212.141.53.165

ISDN Akronim i Integrated Services Digital Network, Rrjet digital me sherbime te integruar. Sistem transmetimi i te dhenave me linje telefonike, nepermjet lidhjeve te vecanta. Garanton nje shpejtesi me te larte transmetimi.

ISP Akronim i Internet Service Provider. Furnizues i sherbimit per hyrjen ne Internet, pa ndermjetesine e te cilit nuk do te ishte e mundur lidhja me rrjetin.



J

Java Gjuhe programimi e zhvilluar nga Sun Microsystems dhe perdoret per realizimin e aplikimeve te shperndara ne rrjet.

JPEG Akronim i Joint Photographic Experts Group. Standart i perhapur qe perdoret per pamjet fotografike. Shume browser web pranojne pamjet JPEG si formati standart per vizualizimin e file-ave.



K

Kernel Pjesa qendrore e nje sistemi operativ. Drejton memorjen, file-at dhe periferiket, mban te azhornuar daten dhe oren, lancon aplikimet dhe cakton burimet e sistemit.

Klient Ne nje rrjet lokal ose ne Internet, kalkulator qe hyn ne burime te rrjetit te bashkendara apo te furnizuara nga nje kalkulator tjeter i quajtur server (shih).

Kompresim Metode kodifikim/dekodifikimi te sinjaleve qe lejon transmetimin (ose arkivimin) te me shume informacioneve nga ato qe mund te kishin gjetur hapsire fizike ne suportin e memorizimit.

Komutim Modalitet komunikimi qe perdor lidhje te perkohshme dhe jo te perhershme per shkembimin e informacioneve ndermjet dy perdoruesve. Ne rrjetet e kalkulatoreve komutimi i paketes i lejon te dhenave (paketa) te vihen ne rruge (komutuar) nepermjet stacioneve ndermjetese qe, se bashku, sherbejne per te lidhur dergues dhe marres.

Konvergjence Midis disiplinash dhe teknologjish te ndryshme, per shembull kur komunikime telefonike dhe informatike konvergojne ne fushen e telekomunikimeve. Edhe (te arrijne se bashku).



L

LAN Akronim i Local Area Network, rrjet privat e kufizuar brenda 10 km per bashkendarjen e burimeve (HD, printera, modem-a dhe periferike te tjera).

Logoff Procedure dalje nga nje kompiuter host. Edhe logout.

Logon Procedure hyrje ne nje kompiuter host. Edhe login.



M

Mailing List Liste emrash dhe adresash poste elektronike te grupuar nen nje emer te vetem. Duke derguar nje e-mail ne adresen qe perfaqeson te gjithe listen, dhe automatikisht ose me nderhyrjen e moderuesit te mailing list, do te ridergohet te gjithe pjestareve te asaj mailing list.

MIME Akronim i Multipurpose Internet Mail Extensions. Standart qe shtrin SMTP-ne (shih) per t?i lejuar te dhenave me natyre te ndryshme, te transmetohen nepermjet postes elektronike.

Modem Akronim i derivuar nga bashkimi MODulator-DEModulator. Dispositiv komunikimi qe i lejon nje kalkulatori te transmetoje nepermjet nje linje telefonike standart, duke konvertuar sinjalin nga analogjik ne dixhital dhe anasjelltas.

Motor kerkimi Program i arritshem nepermjet rrjetit i cili eshte ne gjendje te indikoje dhe furnizoje, sipas kerkeses se perdoruesit, informacione te pranishme ne Internet.

MP3 Shkurtim i Mpeg1 Layer 3, format qe lejon kompresimin e file-ave zanore duke mbajtur nje cilesi te krahasueshme me ate te nje CD audio.

MPEG Standart kompresimi te pamjeve ne levizje.

Multimedialitet Kombinim i tingujve, grafikes, animacionit dhe videos. Per PC-ne keta tipe te ndryshme te te dhenave nuk jane vec bit.



N

Nerd Ne gjuhen rinore amerikane tregon nje person te fiksuar, te pafate dhe pak jashte mendjes. Shpesh identifikohet me (maniakun) e kompiuterit.

Network Sistem elementesh te nderlidhur per te vendosur nje komunikim lokal ose te larget (remot) (me ze, video, te dhena, etj) dhe per te lehtesuar shkembimin e informacioneve midis perdoruesve me interesa te perbashket. Mund te jete i thjeshte, me nje kabell prej pak metrash i shtrire midis disa kompiuterave, ose kompleks, si qindra mijra kompiutera ne te gjithe boten te lidhur me kabllo me fibra optike, linja telefonike dhe satelite. Nga anglishtja (rrjet).

Newbie Perdorues i ri dhe jo ekspert i rrjetit.

Newsgroup Grupe diskutimesh mbi tema specifike qe gjenden ne Internet. Per te lexuar mesazhet dhe te marresh pjese ne diskutimet duhet te jesh i regjistruar ne keto newsgroup.



O

Off line Pershkruam kushtin se kur nuk je i lidhur ne Internet (ose me pergjithesisht me nje sistem telematik).

On line Ajo qe eshte lidhur me nje sistem telematik. Thuhet edhe per perdoruesit kur perdorin nje kompiuter i cili vet eshte i lidhur.

Paralel Modalitet transmetimi te te dhenave dhe bit-ve te kontrollit njekohesisht mbi fije te lidhura paralelisht.



P

Password Bashkesi karakteresh alfanumerike qe, te shoqeruara me nje emer perdoruesi (user name), percaktojne ne menyre univoke ate perdorues dhe e vertetojne per hyrjen ne nje seri burimesh. Nga anglishtja (fjale kalim).

PCMCIA Akronim i Personal Computer Memory Card International Association. Shoqate konstruktoresh dhe furnizuesish e lindur vec me qellimin per promovimin dhe perhapjen e PC Card. Kjo e fundit eshte nje dispozitiv i heqshem, e cila ka formen te ngjashme me nje karte krediti, e cila mund te permabje memorie te tipeve te ndryshme, nje modem, nje pershtates per rrjete lokale ose nje hard disk.

Plug in Program software qe mund te integrohet ne nje aplikim me te madh per t?i dhene funksione te metejshme. Per shembull ne browserat mund te futen plug in per te ekzekutuar file (pergjithesisht animacione) qe perkundrazi nuk do te mund te njiheshin nga browseri.

Plug 'n' Play Sistem qe i lejon nje PC te autokonfigurohet per te njohur dhe per te perdorur menjehere komponente hardware te lidhur ose ndryshuar pergjate funksionimit. Eshte e mundur te lidhesh me kompiuterin nje monitor tjeter, nje printer apo nje modem pa e konfiguruar ne sistemin operativ.

POP Akronim i Point Of Presence. Pike hyrje ne rrjet per tu lidhur me koston e nje telefonate urbane.

POP3 Versioni 3 (ajo e tashme) e standartit Post Office Protocol. Protokoll (shih) per server (shih) ne Internet qe merr, memorizon dhe transmeton poste elektronike dhe per klient (shih) mbi PC qe lidhen me serverin per te shkarkuar dhe te derguar poste elektronike.

Portal Web site qe ofron nje game te gjere sherbimesh: informacion, zbavitje, kerkim ne Internet, blerje on-line, e-mail dhe hapsira web personale.

PPP Akronim i Point-to-Point Protocol. Protokoll (shih) per transferimin e te dhenave per te kryer lidhje telefonike, per shembull mes nje kompiuteri dhe Internetit. PPP-ja ofron, ne krahasim me protokolle te ngjashem, nje mbrojtje me te madhe per sa i perket sigurise dhe ruajtjes se te dhenave perballe nje trafiku me te larte. Nga anglishtja protokoll pike me pike.

Protokoll Bashkesi rregullash standarte qe lejojne transferimin, marrjen dhe njohjen e informacioneve mes makinave.

Provider Furnizues i sherbimit per hyrjen ne Internet, pa ndermjetesine e te cilit nuk do te ishte e mundur lidhja me rrjetin.



Q

Qafe shisheje Shprehje qe tregon limitet e kapacitetit te nje sistemi ne drejtimin e trafikut te te dhenave ne kushte ngarkese te larte.

Query Bashkesi instruksionesh per te nxjerre te dhena nga nje database dhe per prezantimin e vet atyre per perdorim.



R

RAS Akronim i Remote Access Service. Software i Windows qe lejon te arrish nje hyrje remote ne nje kompiuter te lidhur ne rrjet, dhe nga ai te lidhesh me Internetin, nepermjet modemit.

Robot Ne boten e World Wide Web, jane gjera te kuptuara pergjithesisht si programme qe pershkruajne te gjithe rrjetin ne kerkim te informacioneve per t?i indeksuar ne nje motor kerkimi ose per te gjetur gabime ne web-site-et.

Router Pergjate nje rrjeti komunikimi, dispozitiv qe merr nje pakete te dhenash dhe e dergon ne makinen pasuese pergjate rruges se dorezimit. I perkthyeshem me termin (rrugezues).



S

Serial Modalitet transmetimi te te dhenave ne menyre sekuenciale mbi nje linje te vetme transmetimi.

Server Kompiuteri qe permban informacionin e nevojshem per perdoruesit e quajtur klient. Komunikimi arrihet me kerkesen e nje sherbimi nga ana e klientit dhe realizimin si vijim te detyres nga ana e serverit.

SGML Akronim i Standard Generalized MarkUp Language. Gjuhe e perdorur per pershkrimin e gjuheve te tjera strukturore te bazuara mbi kode per krijimin e dokumentave. Gjuha HTML, per shembull, percaktohet (definohet) nepermjet SGML.

Shareware Software i mbuluar nga copyright, i shperndare mbi baze te nje prove para blerjes. Pas nje fare periudhe kohe, kush deshiron te vazhdoje te perdore programin ftohet te paguaje per te marre nje version perfundimtar te atij programi (jo me (trial) apo (evaluation)).

SMTP Akronim i Simple Mail Transfer Protocol. Pjese e TCP/IP (shih) per dergim te mesazheve nga nje kalkulator ne nje tjeter ne nje rrjet. I perdorur ne Internet per te rrugezuar posten elektronike.



T

TCP/IP (Protokoll) Akronim i Transmission Control Protocol/Internet Protocol. Protokoll per komunikimet mes kalkulatoreve. Eshte bere standarti i faktit per transmetimin e te dhenave brenda rrjeteve, perfshi Internetin.

Telnet Protokoll qe lejon te lidhesh dhe te punosh nga nje kompiuter remot. Duke u lidhur me nje sistem tjeter, perdoruesit mund te kene hyrje ne sherbimet e Internetit qe mund te mos jene te disponueshme ne kompiuterin e tyre.



U

Upload Te kopjosh dhe/ose te dergosh nje file nga kompiuteri yt ne nje sistem remot.

URL Akronim i Uniform (ose Universal) Resource Locator. Identifikues universal i burimeve, metode standart per te komunikuar me nje server ne rrjet dhe t?i japesh adresa per te arritur nje faqe Web ose komanda (ftp).

User name Identifikues me te cilin hyn ne burimet (pergjithesisht te nje rrjeti). Se bashku me passwordin perfaqesojne kredencialet te nje perdoruesi, me bashkimin e te cilave perdoruesi njihet nga sistemi.

USB Akronim i Universal Serial Bus. Metode lidhjeje seriale per te lidhur periferike me nje kompiuter. Standarti USB mund te lidhe me PC-ne deri ne 127 periferike (CD-ROM te jashtem, printera, modem, mouse dhe tastiera) nepermjet nje porte te vetme te perbashket. Kjo eshte e mundur duke i lidhur gershet periferiket.

UserID Identifikues me te cilin hyn ne burimet (pergjithesisht te nje rrjeti). Se bashku me passwordin perfaqesojne kredencialet te nje perdoruesi, me bashkimin e te cilave perdoruesi njihet nga sistemi.



V

VGA Akronim i Video Graphics Adapter. Standart per interface-in video.

VPN Akronim i Virtual Private Network, rrjet privat virtual. Bashkesi nyjesh ne nje rrjet publik si Internet qe shkembejne te dhena mes tyre duke perdorur nje teknologji mbrojtjeje nga pergjime te mundshme nga ana e perdoruesve te pa autorizuar, sikur nyjet te ishin te lidhura nepermjet linjave private.



W

WAP Akronim i Wireless Application Protocol. Protokoll i konceptimit te ri qe lejon hyrjen ne Internet nepermjet telefonit celular.

WebTV Sistem hyrjeje ne World Wide Web dhe vizualizimi i faqeve Web ne ekran televiziv nepermjet set-top box, kit i nevojshem per te marre dhe shkembyer te dhena qe permban brenda edhe modem.

WWW Akronim i World Wide Web. Rrjet boteror i strukturimit te informacionit dhe i burimeve ne modalitetin hipertekstual. Nepermjet perdorimit te protokolleve te ndryshem, dhe pergjithesisht te gjuhes html lejon vizualizimin e pamjeve, filmimeve e zerave. Sherbim i krijuar nga CERN-i i Gjeneves. Kuptimi fjale per fjale: (rrjete merimange boterore).

@ "at" perdoret brenda nje adrese poste elektronike per te ndare emrin nga domain-i.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://mhg-crew.at.ua/
 
--Fjalor Interneti --
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mitrovica Forum :: Ebook-s and Turiale-
Kėrce tek: