Mitrovica Forum

Forumi I mitrovicasve
 
ForumPortaliRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Naim Frasheri....

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Bujarmehmeti
Admin


Numri i postimeve : 325
Age : 25
Location : Mitrovica
Registration date : 26/06/2008

MesazhTitulli: Naim Frasheri....   Wed Aug 06, 2008 9:55 am

Figura qėndrore e letėrsisė shqiptare tė Rilindjes, ai qė u bė shprehės i aspiratave tė popullit pėr liri e pėrparim, si poet i madh i kombit, ėshtė Naim Frashėri, bilbili i gjuhės shqipe. Naimi lindi mė 25 maj 1846 nė Frashėr, qė ishte edhe njė qendėr bejtexhinjsh. Mėsimet e para i mori tek hoxha i fshatit nė arabisht e turqisht. Qė i vogėl nisi tė vjershėronte. Studimet e mesme i kreu nė Janinė, nė gjimnazin e njohur "Zosimea". Aty horizonti i tij kulturor u zgjerua sė tepėrmi, njohu letėrsinė, kulturėn dhe filozofinė klasike greke e romake, ra nė kontakt me idetė e Revolucionit Borgjez Francez dhe me iluminizmin francez. Duke pėrvetėsuar disa gjuhė, si: greqishten e vjtėr e tė renė, latinishten, frėngjishten, italishten e persishten, Naimi, jo vetėm qė mori bazat e botėkuptimit tė vet, por njohu edhe poezinė e Evropės e tė Lindjes. Tė gjitha kėto tradita poetike ndikuan nė formimin e tij si poet. Mė 1870, pas mbarimit tė shkollės, shkoi pėr tė punuar nė Stamboll, por u prek nga turbekulozi dhe u kthye nė Shqipėri nė klimė mė tė shėndetshme. Gjatė viteve 1872-1877 Naimi punoi nė Berat e nė Sarandė si nėpunės. Kjo periudhė pati rėndėsi tė veēantė nė formimin e tij. Atdhetar e si poet. Ai njohu mė mirė jetėn e popullit, zakonet, virtytet dhe aspiratat e tij, gjuhėn e bukur e shpirtin poetik tė njerėzve tė thjeshtė, krijimtarinė popullore, bukurinė e natyrės shqiptare. Ndėrkohė vendi ishte pėrfshirė nė ngjarjet e mėdha tė lėvizjes ēlirimtare, qė do tė sillnin formimin e Lidhjes Shqiptare tė Prizerenitmė 1878, udhėheqės i sė cilės ishte Abdyli, vėllai mė i madh i Naimit. Naimi dha ndihmesėn e vet pėr krijimin e degėve tė lidhjes nė Jugun e Shqipėrisė, pėrkrahu dhe pėrhapi programin e saj. Mė 1880, kur veprimtaria e Lidhjes ishte nė kulm, ai shkroi vjershėn e gjatė "Shqipėria", nė tė cilėn shpalli idetė kryesore tė Rilindjes. Me kėtė krijim Naimi niste rrugėn e poetit kombėtar. Mė 1881 Naimi u vendos pėrfundimisht nė Stamboll, ku u bė shpirti i Shoqėrisė sė Shkronjave dhe i lėvizjes sė atdhetarėve shqiptarė. Gjithė forcat dhe talentin ia kushtoi ēėshtjes kombėtare, punoi pėr ngritjen e shkollės shqipe dhe hartoi libra pėr tė, shkroi vjersha, pėrktheu e botoi vazhdimisht, duke ndihmuar pėr zhvillimin e letėrsisė sonė, pėr botim edhe tė shumė veprave tė autorėve tė tjerė. Lėvizja kombėtare, idealet e ēlirimit tė Shqipėrisė, tė pėrparimit e tė qytetėrimit tė saj, u bėnė faktori themelor qė ndikoi nė formimin e Naimit si poet e atdhetar. Krijimtaria e gjerė letrare e Naimit, me veprat poetike e didaktike, kap njė periudhė tė shkurtėr prej 13 vjetėsh (1886-1899). Vetėm nė vitin 1886 ai botoi veprat "Bagėti e Bujqėsia", "Vjersha pėr mėsonjtoret e para", "Histori e pėrgjithshme" dhe poemėn greqisht "Dėshira e vėrtetė e shqiptarėve", "E kėndimit ēunavet kėndonjėtoreja". Mė 1885 botoi pėrmbledhjen me vjersha persisht "Tehajylat" (Ėndėrrimet) mė 1888 botoi "Dituritė", mė 1890 "Lulet e verės", mė 1894 "Parajsa dhe fjala fluturake", mė 1898 "Historia e Skėnderbeut" dhe "Qerbelanė" dhe mė 1889 "Historia e Shqipėrisė". Sėmundja dhe lodhja e madhe ia keqėsuan shėndetin poetit, zemra e tė cilit pushoi sė rrahuri mė 20 tetor 1900, nė moshėn 54-vjeēare, i zhuritur nga malli pėr atdheun dhe me brengėn qė s'e pa dot tė lirė. Vdekja e poetit qe njė zi e vėrtetė kombėtare. Shqiptarėt kishin humbur atdhetarin e kulluar, apostulin e shqiptarizmės, poetin e madh. Dhembjen dhe vlerėsimin pėr Naimin e shprehu bukur elegjia e Ēajupit, qė niste kėshtu: Vdiq Naimi, vdiq Naimi, moj e mjera Shqipėri, mendjelarti, zemėrtrimi, vjershėtori si ai. Naim Frashėri vuri themelet e letėrsisė kombėtare shqiptare. Vepra e tij shėnoi lindjen e njė letėrsie tė re me vlera tė vėrteta artistike. Ajo shprehte aspiratat e shoqėrisė shqiptare tė kohės dhe ndikoi fuqishėm nė luftėn e saj pėr liri e progres. Naimi krijoi traditėn e letėrsisė patriotike, qytetare, ai solli nė letėrsi botėn shqiptare, aspiratat jetike tė popullit. Dashuria pėr Atdheun, popullin dhe njeriun, krenaria kombėtare dhe besimi nė tė ardhmen, ideja e madhe e ēlirimit, formojnė thelbin romantik tė veprės sė tij. Naimi e afroi letėrsinė me popullin, duke trajtuar tema tė reja, tė ndryshme nga ato tė letėrsisė sė vjetėr, temat e problemet e kohės. Nė formimin e Naimit si poet ndikuan disa faktorė, por faktori kryesor ishte jeta e popullit tė vet dhe lėvizja e tij pėr ēlirim kombėtar. Naimi njohu disa tradita poetike tė huaja, prej tė cilave mori elemente qė u tretėn mjaft natyrshėm nė veprėn e vet. Por krijimtarisė sė tij vulėn e origjinalitetit ia vuri jeta dhe tradita historike e artistike e populli tė vet. Traditat poetike popullore, qė pėrbėn njė nga burimet e formimit tė tij si poet, i dha shumė mė tepėr nga ēdo traditė tjetėr. Lidhja me tė u shpreh jo vetėm nė gjuhėn e poezisė sė Naimit dhe nė figuracionin e pasur, por, nė radhė tė parė, nė pėrmbatje dhe nė frymėn e saj. Naimi ėshtė bilbili i gjuhės shqipe, mjeshtėr i fjalės. Vepra e tij vuri bazat e gjuhės letrare kombėtare shqipe, e cila do tė njihte mė vonė njė zhvillim tė mėtejshėm, pėr tė arritur gjer nė shqipen e sotme letrare kombėtare tė njėsuar e tė zhvilluar. Tradita qė krijoi Naimi, ėshtė e gjallė dhe frymėzuese edhe nė jetėn e shoqėrisė sonė tė sotme. Naimi mė tepėr se shkrimtar, ėshtė poeti mė i madh i Rilindjes sonė Kombėtare, ėshtė atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i kulturės shqiptare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://mhg-crew.at.ua/
 
Naim Frasheri....
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mitrovica Forum :: Letrsi-
Kėrce tek: