Mitrovica Forum

Forumi I mitrovicasve
 
ForumPortaliRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Jakov Xoxe-Lumi i Vdekur I

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Bujarmehmeti
Admin


Numri i postimeve : 325
Age : 25
Location : Mitrovica
Registration date : 26/06/2008

MesazhTitulli: Jakov Xoxe-Lumi i Vdekur I   Wed Aug 06, 2008 10:02 am

Lumi i Vdekur I


Koha, atė mėngjes, aty qante, aty qeshte.
Karvani dy qerresh i tė zbuarve posa kishte lėnė pas mullirin e beut, kodrėn e Shkozės dhe kishte hyrė nė Fier. Qerret ndaluan pėrpara urės sė gurtė e tė ngushtė tė Gjanikės dhe po pritshin tė kalonte pėrtej vargu i gjatė i grave. Me kanistrat bosh nė duar, po me gojėn plot llafe, ato kthehesin nga kisha e Shėn-Gjergjit pėr nė shtėpi. Shiu sa kishte pushuar, megjithatė, nga ijet e teruara tė buajve, nga halat e gjata tė qepallave tė tyre, nga lelet e shkurtėra, nga veshėt llapushė tė qenit qė kishte zėnė vend atje poshtė qerres, rrėshqisnin rrėke tė holla uji qė vinin e binin mbi llucėn e rrugės. Rrogozet prej kashte frytje, qė mbulonin qerret dhe ruanin robt e plaēkat nga kullimi i reve, si kishin pirė e ishin fryrė tėrė rrugės me shi, tė ngopur, po villnin tani ujėt e tepėrt. Lart, nė qiell, nga njė dritare e madhe hapur pėrmes reve, dielli po vėrviste mbi qytet tufėn e rrezeve tė tija, qė ngjanin me vandakė zhukash tė thata, tė arta, qė njė dorė e fshehtė i flakė poshtė nė fushė.
-Tyt, tė marrtė djalli, tė marrtė!... foli Pilo Shpiragu, nė krye tė qerres, kur bishti i kaut, ngarkuar me njė baltė, i spėrkati mustaqet. Po kafsha s'i kishte faj. Njė mizė kali, e kishte gudulitur keq nėn vehte.
Qetė, sikur t'u kishte folur njeri nė gjuhėn e tyre, morėn pėrpara. Qerrja hyri nė urė. Gratė, qė ndjenė nė vithe frytjen e vakėt tė kafshėve, bėnė mėnjanė tė lemerosura. Njė kanistėr fluturoi nė lumė. Njė tufė borziloku mbetur nga gjithė ē'pati ena e pėrshpėritjes, shkoi tė pagėzohet nė ujėt e turbullt tė Gjanicės.
-Po kėta tė flamosur nuk shikojnė njėherė ē'kanė pėrpara, po ēajnė kėshtu si tė ndėrliqur!... foli njė nuse duke hequr mėnjanė vjehrėn.
-Sikur i preu gjėkafshė, qė i preftė pika, i preftė!... mallkoi plaka.
- Na hodhėt nė lumė, o tė mallkuar, qė mė ju hedhtė perėndia nė ndonjė hendek, o zot!... Qė mos i vafshi tė gjallė, O Shėnmėri!... truante e nėmte njė tjetėr, duke u mbajtur fort pas telave tė ēkundisur tė parmakėve tė urės, kur Gjanica e trubullt, qė shkonte atje poshtė, po ia mirrte mėntė me vehte.
Qerret vazhduan nė udhė tė tyre, si lumi atje nėn urė, qė shkon pa i vėnė veshin njeriut. Vetėm kur dolėn pėrtej e morėn drejt rrugėn e Semanit, Piloja hoqi frymė e mėrmėriti me vehte, sikur nė qerre tė mos kishte tjetėr veē tij:
- Qėkur na mallkoi zoti, s'kanė ē'na bėjnė munxėt e robit... - Mos, mos, o bir, mos truaj dhe ti; kemi nusen nė tė dhėmburat e lindjes e s'ėshtė mirė... S'bėn tė na gjejė ajo orė me mallkim nė buzė.
Kjo qė foli ishte plaka e Pilos.
Nė qerren e parė tė karvanit, ngushtuar nga rregullinat e shtėpisė, pėrveē Pilos qė e ngiste, ishte edhe e reja me tė vjehrėn. Plaka e ndėnjur te koka e nuses, te koka i thėnēin, se gruaja qė po ēaplehej nė tė dhėmburat e hidhura tė lindjes (ku vinte kokėn, s'vinte kėmbėt) kishte kryqosur duart nė krahėror me njė pikėllim tė madh dhe s'dinte ē'tė bėnte. Vetėm kur ranė kambanat e Shėn-Gjergjit, qė lajmėronin se po dilte kisha, plakės iu kujtua zoti i madh dhe filloi t'i lutej shenjtit t'i lehtėsonte dhėmbjet sė resė e t'i ipte lirim tė mbarė. Me gjithė tė keqtė e atij ēasti nuk harroi tė falej qė t'i gėzonte shtėpinė me njė djalė.
Tė gjithė kėto i bėri me mėnt e saj, vetėm kėtė tė fundit e tha me zė, sikur kėrkonte qė ta dėgjonte dhe e reja.
Nusja qė kishte rėnė njė hop nė atė qetim tė shkurtėr nė tė cilin bien rėndom gratė shtatzėna kur janė duke mbledhur fuqi pėr shtėrzimin e fundit, u dha buzėve tė mavijosura njė fije gazi tė hidhur. -Ashtu, vėrtet, moj nėnė, djalė qoftė, ēupė mos u bėftė, se ne gratė na ka nėmur zoti qėkur na bėri gra...
Qerrja qė hidhej sa mė njė krah, mė njė krah nga njė herė nė tjetrėn, po bėnte tė sajėn, lehtėsonte dhe afronte orėn e madhe tė dritės e tė qetėsisė.
Atė hop, kur Piloja shpoi rėndė kazilin qė tė bėnte djathtas e tė linte mėnjanė njė pellg tė thellė me ujė, nusja lėshoi njė klithmė tė thekėshme:
- Uf, nėno moj! - sikur hosteni tė ishte ngulur nė trup tė saj e jo nė lėkurėn e argasur tė kaut.
Kio ndjenjė e ēuditshme e zaptoi menjėherė Pilon, qė nė hop hoqi hostenin nga vithet e kafshės dhe ktheu kokėn tė shikonte ē'kishte e shoqja. Qetė, lėnė nė punė tė tyre, i ranė lerės pėrmes.
Shtatzėna nė tė dhėmbura e sipėr, u shpėtoi duarve tė plakės qė e mbanin tė mos briste e ta dėgjonin bota dhe u kthye mė krah, sikur ashtu do tė gjente lehtėsimin qė kėrkonte. Gjunjėt, mbledhur mbi bark, iu pėrpoqėn nė faqen e njė dengu me plaēka. Rrangullat e shtėpisė u rrokullisėn nėpėr qerre dhe njė trastė shkau e ra nė tokė. Trahanaja e imėt dhe e thatė kėrckė u pėrhap mbi baltė.
-Uaha kazil, uaha kuqo! U foli Piloja qeve qė tė ndalojnė dhe vetė, si pėshteti hostenin nė tokė, u hodh poshtė.
Edhe qerrja e dytė pushoi sė qari. Qetė duke shfryrė jashtė avullin e dendur e tė ngrohtė, zhytėn turinjtė nė trahana dhe nisėn tė pėrtypen me qejf. Njė shkumė e bardhė filloi t'u rrjedhė si zlnxhir i hollė nga tė dy anėt e bulgive.
Nga bishti i qerres sė pasme kėrceu nė rrugė dhe ndau drejt sė parės njė vajzė nja gjashtėmbėdhjetė vjeēe. Pa ngjeruar asgjėkundi, i ra baltės pėrmes dhe doli nė krye tė karvanit. Ishte Vita, ēupa e madhe e Pilos.
- Ē'kėrkon, moj bijė, qė erdhe!... i foli gjyshja. - Nuk bėn tė rrish, kėtu, po shko... je ēupė e rritur tashti...
-Nėna, ē'ka nėna?,...
Prindi, pasi u vuri qeve pėrpara e mė kėmbė hostenin e gjatė, si shėnjė qė s'duhej tė lėviznin nga vendi, i ra qerres rrotull dhe doli nė bisht tė saj.
_Po ty, moj, kush tė thirri tė vish?
Kur vajza pa t'anė kaq tė ngrysur e tek vetulla e mėngjėr i epte fėt-fėt poshtė e lart si pėr kohė tė lirė, uli kokėn dhe mėrmėriti:
-Erdha se mos mė do gjėkafshė nėna... dhe, sikur tė kishte nė duar ndonjė palė kriga, kapėrceu gishtėrinjtė me njėri-tjetrin pa ditur ē'tė bėjė tjetėr.
-Shko, shko te qerrja, se s'mbeti jot'ėmė pėr ndihmėn tėnde! i foli i ati, duke i bėrė me kokė, sikur kėrkonte ta shtynte tutje.
Si u largua ēupa, Piloja iu afrua s'ėmės.
-E, plakė, si duket puna, a do tė mbajė dot gjer nė Seman?
-Zor, o bir.. Mė duket se po e mundojmė e po hyjmė nė gjynah me zotin dhe me tė... Ktheje mė mirė qerren pėr nė Bishtanakė, tek hani. Gjyshja ngriti kokėn dhe pa tė birin nė sy, si pėr t'i zgjidhur mendjen.
-Ma desh zemra tė lindte fėmija nė dhč tė ri, se, kush e di, mund tė na sillte tė mbarė... Po, nejse, kur s'do perėndia, s'ka ē'bėn robi... - tundi kokėn dhe u largua drejt kreut tė karvanit. Mori hostenin, hodhi lart dhe shpoi kuqon qė tė kthente, mė tė djathtė.
Qerrja e parė u nis. Me tė luajti nga vendi dhe mori rrugėn edhe e dyta.
Vita, si ngriti fustanin nja njė pėllėmbė mbi gju, pėshteti kėrcinė mbi kapitalin e pramė, mbėrtheu shtizėn e madhe, i dha vehtes dhe u hodh brenda. Mori pastaj nė dorė tėrkuzėn me tė cilėn ishte pas rrapinės lopa e vetme e shtėpisė dhe e tėrhoqi pėr tė shkurtuar pashin e lirė. Qerrja po kthente udhė dhe ishte frlkė mos lopa mirrte nėpėr hendek.
-Pse qan ata, mos e rrahu tata?... pyeti vėllai i vogėl zgjuar nė kohėn kur qerrja kishte pushuar sė tunduri e pėrkunduri.
-jo, vėllaēko, nuk qan ata, por prit dhe pak, tė shohėsh se kush do tė qajė:vėllai apo motra... iu pėrgjigj Vita, duke tėrhequr me njė dorė tėrkuzėn e lopės dhe me tjetrėn duke shtrirė tė vėllanė.
Qerrja filloi tė lėkundej pėrsėri dhe boshti i palyer ia nisi vajit tė tij: "criu-criu flq..." avaz qė po e mbante qė atė mėngjes kur i zoti i harroi, apo s'pat nge, t'hedhė masėn e katranit. Kjo e qarė zvarrėzvarrė, si ajo tėrkuza e lėshuar e lopės qė Vita e kish lėnė nga dora, shiu i imėt i fushės sė Myzeqesė, qė s'priti gjersa karvani tė zinte Kilin e vogėl. Koka, lėshuar gjumit dhe ėndrrave, po i shkonte sa mėnjanė nga troshitja.

Reja e dėndur e shiut, qė sa vinte e po afrohej qerreve qė ēanin nė mes tė fushės sė shkretė, kishte mbuluar si nė njė shparg me thekė tė thinjtė gjithė ē'la pas karvani atė mėngjes: Tomorin, Shpiragun, Shėn-Kollin, Fierin. Sytė e vajzės, si kaluan njė ēast vėshtrimin e plogėt e tė qullėt tė kafshės qė vinte pas, u mbushėn pėrnjėherė me lot. Bulzat e ujit mbi faqen e njė pellgu tė rrahur nga shiu, dukeshin si barka tė vogla qė kishin ngritur velat pėr udhėtim, ashtu si lotėt e vajzės qė kishin marrė teposhtė faqeve. Kapur fort pas hunjve tė qerres, kokėn pėshtetur mbi faqen e rrogėzit qė mbulonte plaēkat dhe binte gjer poshtė, vėshtrimin mbytur nė atė re tė madhe shiu, as Vita s'e kuptonte dot kush ja ndillte gjithė kėtė trazim e pikėllim: arratia nga fshati ku kishte lerė e ishte rritur, lėngimi dhe dhembjet e nėnės, apo ndonjė duf i ri qė s'e pati ndierė gjer atė ditė nė kufijt e fshatit tė saj, nė gjerdhet e kasolles sė saj.
E ku kuptohet ndonjėherė nga ēastisin rrėketė qė mbushin lumin dhe e bėjnė tė buēasė nga shtrati dhe udha e tij!...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://mhg-crew.at.ua/
 
Jakov Xoxe-Lumi i Vdekur I
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mitrovica Forum :: Letrsi-
Kėrce tek: