Mitrovica Forum

Forumi I mitrovicasve
 
ForumPortaliRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Namin Frashri-Bagti e Bujaqsi-I

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Bujarmehmeti
Admin


Numri i postimeve : 325
Age : 25
Location : Mitrovica
Registration date : 26/06/2008

MesazhTitulli: Namin Frashri-Bagti e Bujaqsi-I   Wed Aug 06, 2008 1:23 pm

O malet' e Shqipėrisė e ju o lisat' e gjatė!
Fushat e gjėra me lule, q'u kam ndėr mėnt dit' e natė!
Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt' e kulluar!
Ēuka, kodra, brinja, gėrxhe dhe pylle tė gjelbėruar!
Do tė kėndonj bagėtinė qė mbani ju e ushqeni,
O vendėthit e bekuar, ju mėndjen ma dėfreni.

Ti Shqipėri, mė ep nderė, mė ep emrin shqipėtar,
Zėmrėn ti ma gatove plot me dėshirė dhe me zjarr.

Shqipėri, o mėma ime, ndonėse jam i mėrguar,
Dashurinė tėnde kurrė zemėra s'e ka harruar.

Kur dėgjon zėthin e s'ėmės qysh e le qengji kopenė,
Blegėrin dy a tri herė edhe ikėn e merr dhenė,
Edhe nė i prefshin udhėn njėzet a tridhjetė vetė,
E ta trėmbin, ajy s'kthehet, po shkon nė mes si shigjetė,
Ashtu dhe zėmėra ime mė le kėtu tek jam mua,
Vjen me vrap e me dėshirė aty nėr viset e tua.
Tek buron ujėt e ftohtė edhe fryn veriu nė verė,
Tek mbin lulja me gas shumė dhe me bukuri e m'erė,
Ku i fryn bariu xhurasė, tek kullosin bagėtija,
Ku mėrzen cjapi me zile, atje i kam ment e mija.
Atje lint diell' i qeshur edhe hėna e gėzuar,
Fat' i bardh' e mirėsija nė atė vėnt janė mbluar;
Nat'atje'shtė tjatrė natė edhe dita tjatėr ditė,
Nė pyjet' e gjelbėruar, atje rrinė perėnditė.

Mendje! merr fushat e malet, jashtė, jashtė nga qyteti,
Nga brengat, nga thashethemet, nga rrėmuja, nga rrėmeti.

Tek kėndon thėllėza me gas edhe zogu me dėshirė,
E qyqja duke qeshur, bilbili me ėmbėlsirė,
Tek hapetė trėndafili, atje ma ka ėnda tė jem,
Bashkė me shpest edhe unė t'ia thėrres kėngės e t'ia them;
Tė shoh kedhėrit' e shqerrat, deshtė, cjeptė, dhėntė, dhitė,
Qiellin' e sbukuruar, dhenė me lul'e me dritė.

Vashė bukurosh'e bariut! qė vjen me llėrė pėrveshur,
Me zemėrė tė dėfryer e me buzėzė tė qeshur,
Me dy shqerėza ndėr duar, tė bukura si dhe vetė,
Nė sythit tėnt e shoh gazė, qė s'e kam gjetur ndė jetė.
Dashi sysk e me kėmborė, q'e ke manar, po tė vjen pas,
Dhe qeni me bes' i larmė tė ndjek me dėshir' e me gas.
Dashē Perėndinė, pa mė thua, a mos na pe bagėtinė?
- Pash' atje pas mė tė gdhirė,... ja atje pėrtej tek vinė!

O! sa bukuri ka tufa! Sa gas bije bagėtija!
Vinė posi mblet' e plotė! I bekoftė Perėndija!
Nėpėr shesh' e nėr bregore janė pėrhapurė shqerrat,
E kecėrit nėpėr rripat dhe nė gjethet e nė ferrat;
Sa me vrap e me gas bredhin edhe lozin shok me shok,
Aty pėrhapenė me nxit aty mblidhenė prapė tok,
Edhe prapė tufė-tufė pėrhapenė duke bredhur,
Duke ikur me vrap shumė, duke lojtur, duke hedhur.
Nxitojn' e s'lodhenė kurrė edhe, kur i merr urija,
Secili futet nė tufė, suletė ne mėm' e tija,
Posa gjen mėmėn e dashur edhe me vrap i hyn nė gji,
Rri mė gjunjė dhe zė sisėn e qumėshtin e ėmbėl pi;
Pa e ėma me mall shumė, ndo dhi qoftė a ndo dele,
Bir' e vetėm e merr nė gji me gas e me pėrkėdhele.

Sa tė mirazė ke dhėnė, Zot i math e i vėrtetė!
E ē'nom tė bekuar vure pėr ēdo gjė q'ėshtė nė jetė!

Sa mė pėlqen blegėrima, zėr'i ėmbėl' i bagėtisė,
Qėngji edhe kec'i bukur, qė rri mė gjunj' e pi sisė!
Pėrhapurė bagėtija nėpėr sheshe, nėpėr brinja,
Nėr lajthi e nėpėr dushnja, ndėr murriza, nė dėllinja;
Bijen zilet' e kėmborėt e fyelli e xhuraja,
Dheu bleron e gjelbėrojnė fusha, male, brigje, maja,
Edhe gjithė gjė e gjallė ndjen nė zemėr njė dėshirė,
Njė gas t'ėmbėl' e tė shumė, o! sa bukur e sa mirė!
Pelėn e ndjek mėz'i bukur, lopės i vete viēi pas,
Dellėndyshja punėtore bėn folenė me tė math gas,
Ogiēi ikėn pėrpara, i bije tufės nė ballė,
Me zemėr tė ēelur shumė vete si trimi me pallė,
Zoqtė zėnė kėng' e valle dhe po kėrcejn' e kėndojnė,
E nėpėr dega me lule si ėngjėllit fluturojnė,
Larashi ngrihet pėrpjetė, thua q'i shpie Perėndisė
Njė lėvdatė tė bekuar pėr gėzimt tė gjithėsisė,

Qielli sa ėsht' i kthiellt e sa ėshtė sbukuruar!
E dielli sa ndrin bukur mbi lulet tė lulėzuar!
Gjithė kėto lule ē'janė, qė u ngjallė menjėherė?
Ngaha qielli ke xbritur? Ver', o e bukura verė!
Ēdo lulezė ka me vehte njė emėr e njė fytyrė,
Njė bukuri, njė mirėsi, njė shtat, nj'erė e njė ngjyrė,
Si dhe ēdo dru e ēdo pemė, edhe ēdo bar e ēdo fletė;
Sa ėshtė e bukur faq' e dheut! S'tė zė syri gjė tė metė.

Gjithė kjo bukuri vallė nga dheu tė ketė mbleruar,
A me tė matht tė ti' Zoti pej parajs'e ka dėrguar?

Veē njė njeri shoh pa punė dhe tė mjer' e tė brengosur,
Tė kėputur, tė mjeruar, tė grisur e tė rreckosur;
Lipėn i gjori pa shpresė, se atje e pru pėrtimi,
S'i ka mbetur gas nė zemrė, se s'i la vėnt hidhėrimi.
Eshtė njeri, si dhe neve, po epini, o tė pasur,
E mos e lini tė urėt dhe tė mjer' e buzėplasur,
Se pėrtimn' e zi, q'e pruri tė gjorėn mė kėtė ditė,
Nuk' e dimė vet' e zgjodhi, apo ia dhanė Perėnditė.
Edhe pėr njė mizė, kur heq, i vjen keq njeriut tė mirė,
Zėmėra s'thuhetė zėmrė me mos pasurė mėshirė.

Ah! edh' atje tej mbi udhė i duket i shkreti varri,
Rrethuar me lul'e me bar, njė tė gjori udhėtari,
Qė ka vdekur i ri shumė e ka rarė lark shtėpisė,
Mėrguar nga mėm' e motrė dhe pej gjithė njerėzisė;
Njė zok i helmuar mi varrt i rri si mėmėzė dh'e qan,
Ndarė nga tė gjithė shokėt edhe zi pėr tė mjerė mban.

Tomor! o mal i bekuar, fron i lartė, qė rrij Zoti,
Pas fesė vjetrė qė kishinė shqipėtarėtė qėmoti,
Dhe ti Mali-Plak i lartė, qė me syt' e tu ke parė
Luftėra tė mėdha shumė e punė qė kanė ngjarė.
O malet' e Shqipėrisė, qė mbani kryet pėrpjetė,
Tėmerr e frikė pėrhapni, pėrpini qiejt e retė!
Tė patundurė pėrjetė jini, pa, kur oshėtini,
Udhėtarit nė zemėr frikė tė madhe i vini;
Keni shkėmbenj, gėrxhe, lisa, lumenj dhe dėborė ndė gji,
Pėrsiprė lulėz' e gjethe dhe brėnda ergjėnt e flori,
E ju fusha bukuroshe edhe tė majm'e pėllore,
Ju sheshet e lulėzuar, ju bregore gjelbėrore,
Q'u fali Zoti tė mira, u mba me shumė pekule,
U dha bar e gjeth e veri, zoq e flutura e lule,
Zemėrn' e varfėrė time aty ndėr ju e kam mbluar,
Tek buron nga gjithi juaj uj'i ftoht' e i kulluar;
Jam lark jush i dėshėruar edhe s'e duronj dot mallė,
Po s'e di si dua unė do t'u shoh njė herė vallė?

Tė paskėsha vrapn' e veriut, tė kisha krahė pėllumbi,
Nxitimn' e lumit me valė, q'ikėn me vėrtik si plumbi,
E tė vija nė gjit tuaj, nj' ujė tė ftohtė tė pinja,
Edhe nėpėr ato hije njė copė herė tė rrinja,
Syt' e ballit t'i xbavitnja, zėmėrėnė ta dėfrenja,
Gazė, qė paēė njėherė, prap' aty ndėr ju ta gjenja.
Opopo! Kshu pse mė vini pėrpara syve pa pushim,
O ditėt' e djalėrisė, o moj kohėz' e tė rit tim?

O flutura krahėshkruar, qė fluturon nėpėr erė,
As merr dhe zėmrėnė time me vehtezė dhe ma shpjerė
Nėr malet tė Shqipėrisė, tek kullosėn bagėtija,
Tek i fryn bariu xhurasė, tek mė rrinė mėnt' e mija,
Ku shkon me zile tė madhe ogiēi pėrmes lajthisė,
Pa zjen e oshėtin mali ngaha zėr'i bagėtisė;
Marrėnė vrapn' e nxitojnė, derdhen nė gjollė pėr kripė,
Dhėntė ndėr shesh'e ndėr brigje, dhitė nė shkėmb e nė rripė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://mhg-crew.at.ua/
 
Namin Frashri-Bagti e Bujaqsi-I
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mitrovica Forum :: Letrsi-
Kėrce tek: